Rektori i UHZ-së prof.dr. Armand Krasniqi me bashkëpunëtorë priti në vizitë zyrtare Drejtoreshën e Drejtoratit Komunal për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) Znj, Xhenet Syka-Kelmendi.
Znj. Syka-Kelmendi uroj rektorin dhe menaxhmentin për mandatin e ri udhëheqës në Universitet, si dhe shprehu uratat më të sinqerta te saj për të ardhmen e universitetit. E ngazëllyer nga mikpritja, ajo konfirmoj përkrahjen e pa rezervë institucionale për secilin projekt zhvillimor në mënyrë që Universiteti Haxhi Zeka të avancojë me programet e tij konform perspektivës së studentëve.
Rektori falënderoj drejtoreshën për vizitën dhe shprehu mirënjohje të veçantë për mbështetjen e ofruar të institucionit komunal nga ana e saj. Ai njoftoi drejtoreshën se misioni i menaxhmentit ka në fokus studentin, profilizimin e universitetit, të pedagogëve, ndërkaq programet e reja në zhvillim e sipër do të jenë konform kërkesave të tregut të punës. Të dy përfaqësuesit e lartë institucional diskutuan mundësinë e themelimit të orkestrës së qytetit të Pejës, gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me Fakultetin e Arteve të UHZ-së. Në përmbyllje, rektori vlerësoi lartë konfirmimin e përkrahjes së Komunës së Pejës, përkatësisht DKRS-së në raport me universitetin.
Pas takimit, të gjithë pjesëmarrësit së bashku vizituan objektin e ri të Fakultetit të Arteve, që është në ndërtim e sipër brenda kampusit universitar. Punimet në këtë objekti janë planifikuar të kryhen në fillim të vitit të ardhshëm akademik 2022/2023.
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2022/02/E903DFD6-02BE-4C56-AB25-F87164F778B7-1024x683.jpeg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2022/02/1691D02C-CDCF-4166-8499-F5E51877E7EC-1024x683.jpeg)