fbpx
Rektori i UHZ-së takon zyrtarisht drejtorin e ndërmarrjes “Gllareva”, Zt.Morina

Rektori i UHZ-së takon zyrtarisht drejtorin e ndërmarrjes “Gllareva”, Zt.Morina

Rektori i UHZ-së prof.dr. Armand Krasniqi, i përcjellë nga drejtori i zyrës për karrierë pranë UHZ-së, MA. Abedin Selimaj dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, takuan drejtorin e ndërmarrjes “Gllareva” Sh.P.K., Zt. Bujar Morina me ç’rast i dhuruan mirënjohje formale për kontributin e çmueshëm në vazhdimësi që kjo ndërmarrje i jep universitetit dhe studentëve në përgjithësi.
Rektori shprehu falënderimet dhe mirënjohjet e tij më të thella institucionale, për kontributin enorm shumë vjeçar të kësaj ndërmarrje në raport me avancimin e aftësive profesionale të studentëve të UHZ-së. Si temë kyçe e takimit ishte dhe diskutimi i mundësive të ndërmarrjes në fjalë për përkrahjen e proceseve akademike dhe kyçjen e drejtpërdrejtë të saj në kuadër të strategjisë së UHZ-së për profilizimin e universitetit.
Drejtori Morina, siguroj rektorin se mbështetja e ndërmarrjes “Gllareva” jo vetëm që s’do të mungojë, por do jetë edhe më e fuqishme për UHZ-në në përgjithësi dhe për gjeneratat e reja të studentëve në veçanti. Aktivitetet e numërta biznesore të ndërmarrjes, si në industri, në tregti, në agrobiznes dhe hoteleri, ofrojnë alternativa të larmishme për profilizim të studentëve. I inkurajuar jo vetëm nga interesi i ndërmarrjes por edhe nga aspekti social, drejtori shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e tij për një bashkëpunim të ngushtë reciprok që shkon në dobi të një perspektive më të mirë të të rinjëve tanë. Në këtë spektër, UHZ dhe “Gllareva” u dakorduan për ta konkretizuar bashkëpunimin përmes një memorandumi që do të përgatitet dhe nënshkruhet nga palët së shpejti.

Translate »