Universiteti “Haxhi Zeka” do të organizojë edicionin e parë të Universitetit Veror Ndërkombëtar “UNISUM”, i cili do të mbahet nga 24 qershor gjerë më 8 korrik 2022. Nëpërmjet këtij evenimenti do të ofrohen disa kurse të cilat kreditohen me “ECTS” kredi. Kurset mbulojnë një gamë të gjerë të fushave multi-disiplinare të studimit të nivelit Bachelor dhe Master, si: ekonomi, turizëm, agrobiznes, drejtësi dhe arte.
![Universiteti i Parë Ndërkombëtar Veror “UNISUM”](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2022/05/Logo-unisum-finale.png)