fbpx
Ambasadorja e Kosovës në Itali, Znj. Lindita Haxhitasimi viziton UHZ-në

Ambasadorja e Kosovës në Itali, Znj. Lindita Haxhitasimi viziton UHZ-në

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali Znj. Lindita Haxhitasimi ishte sot për vizitë në universitetin tonë, me ç’rast u prit me respekt nga rektori, prof.dr. Armand Krasniqi. Rektori falënderoi ambasadoren për vizitën e saj, të cilën më pas e njoftoi shkurtimisht me historikun e institucionit, programet universitare aktuale dhe rrjedhat e proceseve akademike.

Ambasadorja Haxhitasimi u falënderua për mikpritjen dhe shprehu vullnetin e saj për të përkrahur nevojat akademike universitare, si dhe për të mbështetur bashkëpunimet eventuale në të ardhmen në mes të UHZ-së dhe universiteteve italiane.v

Translate »