fbpx
Rektori i UHZ priti në takim pjesëmarrësit e projektit NAWA

Rektori i UHZ priti në takim pjesëmarrësit e projektit NAWA

Rektori i UHZ, prof.dr. Armand Krasniqi në një takim informal priti studentët dhe mësimdhënësit, të cilët ishin pjesëmarrës në punëtorinë e pestë dhe përmbyllëse të projektit, që u mbajt në universitetin “Opole” në Poloni.
Projekti “Studenti i diplomuar – i gatshëm për punësim” është financuar nga fondacionet e BE-së dhe ka të bëjë me promovimin e aktiviteteve akademike dhe shkencore të UHZ-së, si njëra nga pesë universitetet partnere të projektit.
Pjesëmarrës në këtë punëtori përmbyllëse të projektit ishin shtatë sudentë dhe tre mësimdhënës të universitetit tonë, të cilët i raportuan rektorit përvojat dhe përfitimet e tyre, të cilat kryesisht ndërlidhen me kompetencat e studentit të diplomuar.
Rektori shprehu mirënohje për të gjithë pjesëmarrësit, e veçanërisht për studentët duke theksuar kënaqësinë e tij lidhur me të arriturat e studentëve. Përfaqësimi i dinjitetshëm i studentëve tonë në projekte ndërkombëtare, mbi të gjitha i bën nder Universitetit “Haxhi Zeka”, përfundoi rektori.

Translate »