Rektori i UHZ-së, prof.dr. Armand Krasniqi dhe prorektorja për mësim, çështje studentore dhe kërkime shkencore, prof.ass.dr Alma Shehu morën pjesë në punëtorinë e organizuar nga zyra e ERASMUS+ në Kosovë.
Fokusi i kësaj punëtorie ishte analiza e mësimnxënies me studentët në qendër, përkufizimi i tij, aplikimi, mundësitë dhe sfidat me të cilat përballen IAL-të në Kosovë kur përpiqen ta zbatojnë atë.
Punëtoria u zhvillua në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve publike dhe private të Kosovës.