fbpx
Vizitë studimore në kuadër të projektit “Quality development of international cooperation and project management” (QUADIC).

Vizitë studimore në kuadër të projektit “Quality development of international cooperation and project management” (QUADIC).

Stafi i Universitetit “Haxhi Zeka” po merr pjesë në vizitën studimore të radhës në kuadër të Projektit të Erasmus+ “Quality development of international cooperation and project management” (QUADIC). Vizita po realizohet pranë Universitetit për të Huaj në Perugia të Italisë dhe do të zgjatë deri me 24 shkurt 2022.

Në kuadër të vizitës studimore, Universiteti për të Huaj në Perugia organizoj konferencën ndërkombëtare me titull “How to build an international resilient academic network: Roadmap and best practices” gjatë të cilës konferencë stafi pjesëmarrës u njoftua me praktikat me të mira të ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë në përgjithësi dhe në “shtëpi” (at home) në veçanti.

Pjesëmarrësit u njoftuan poashtu me përvojat ndërkombëtare në lidhje me organizimin e fushatave promovuese virtuale për rekruktimin e studentëve ndërkombëtar, si dhe punuan në grupe për përcaktimin e indikatorëve për fuqizimin e mekanizmave institucional për bashkëpunimin ndërkombëtar. 

UHZ është fituese e projektit me titull Quality development of international cooperation and project management / QUADIC” nga programi ERASMUS +.

One thought on “Vizitë studimore në kuadër të projektit “Quality development of international cooperation and project management” (QUADIC).

Comments are closed.

Translate »