Rektori i UHZ-së prof.dr. Armand Krasniqi priti në vizitë zyrtare përfaqësues të organizatës “Syri i Vizionit”, Pejë, përkatësisht Z. Veton Mujaj dhe Z. Dukagjin Nishiqi.
Rektori i informoi zyrtarët e lartpërmendur për objektivat strategjike të universitetit, për sfidat dhe rrethanat aktuale të UHZ-së. Në kuadër të strategjisë së zhvillimit dhe profilizimit të universitetit, një bashkëpunim i ngushtë dhe mbi të gjitha i sinqertë me shoqërinë civile konsiderohet të jetë i domosdoshëm nga menaxhmenti i UHZ-së. Syri i Vizionit, si lider i shoqërisë civile në regjionin e Pejës, shprehu gatishmërinë e saj për të përkrahur proceset e parapara të universitetit. Kontributi i kësaj organizate, me bagazhin që ka, përvojën e saj, si dhe kuadrot e veta është me vlerë të veçantë për të krijuar një lidhje funksionale në mes të UHZ-së dhe shoqërisë në përgjithësi.