fbpx
Rektori i UHZ-së viziton zyrtarisht ndërmarrjen “BIBITA”

Rektori i UHZ-së viziton zyrtarisht ndërmarrjen “BIBITA”

Rektori i UHZ-së prof.dr. Armand Krasniqi, i përcjellë nga këshilltari i tij Dr.sc.Driton Sylqa dhe drejtori i zyrës për karrierë pranë UHZ-së, MA Abedin Selimaj, vizituan ndërmarrjen industriale “Bibita” me ç’rast u pritën nga  drejtori Zt. Granit Gruda.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i mundësive për një bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen në mes të UHZ-së dhe ndërmarrjes “Bibita”. Kontributi i industrisë përmes informacionit, udhëzimeve dhe rekomandimeve të tyre në avancimin e proceseve akademike konsiderohet i domosdoshëm në kuadër të strategjisë së menaxhmentit për profilizimin e universitetit dhe programeve të saj. Drejtori Gruda u tregua i gatshëm dhe me vullnet të mirë për të përkrah nevojat universitare, si dhe për t’u kyçur drejtpërsëdrejti në procese përkatëse akademike, gjithmonë në favor të perspektivës së studentëve. Në këtë kontekst, palët e takimit ranë dakord për ta përgatitur një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi reciprok, që do konkretizohet së shpejti.

Translate »