fbpx
Rektori i UHZ-së viziton zyrtarisht ndërmarrjen “Onix Spa”, Banja e Pejës

Rektori i UHZ-së viziton zyrtarisht ndërmarrjen “Onix Spa”, Banja e Pejës

Rektori i UHZ-së prof.dr. Armand Krasniqi me bashkëpunëtorë të tij të ngushtë vizituan ndërmarrjen  “Onix Spa” me ç’rast u pritën nga drejtori Zt. Xhevdet Shoshi.

Resorti Termal “Onix Spa”, Banjë e Pejës ka dhënë kontribut të çmuar ndaj universitetit, përkatësisht ka ndihmuar në angazhimin e studentëve të UHZ-së në punë praktike për vite me radhë. Për kontributin e dhënë, rektori Krasniqi në emër të tij dhe të universitetit i ndau Z. Shoshit mirënjohje simbolike, në shenjë falënderimi për gjithë ndihmën e ofruar ndaj studentëve.

Në takim u diskutua edhe mundësia për një bashkëpunim ende më të ngushtë në të ardhmen në mes të UHZ-së dhe ndërmarrjes në fjalë. Drejtori Shoshi shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e tij për të përkrah nevojat universitare gjithmonë në të mirë të perspektivës së studentëve. Në këtë mënyrë, përfituesit më të mëdhenj do jenë studentët e Fakultetit të Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis për shkak të ndërlidhjes me programet studimore të kësaj njësie akademike.

Please follow and like us:
ShqipBosanskiEnglish