fbpx
Projekti NAWA – Punëtoria e tretë e grupit të studentëve dhe mësimdhënësve të UHZ-së në Republikën e Çekisë

Projekti NAWA – Punëtoria e tretë e grupit të studentëve dhe mësimdhënësve të UHZ-së në Republikën e Çekisë

Projektit evropian “Studenti kompetent – i gatshëm për punësim” i mbështetur nga fondacionet evropiane dhe organizuar nga Instituti akademik i Polonisë NAWA, i ka pjesëmarrës 5 Universitete evropiane: Universiteti “Haxhi Zeka”, Universiteti Leuven në Belgjikë, Universiteti “Tomas Bata” në Zlin të Republikës Çeke, Universiteti i Maltës dhe Universiteti i Opolës në Poloni.
Në secilin Universitet janë përzgjedhur nga 9 student, gjithsej 45 studentë pjesëmarrës në Projekt. Studentët janë zgjedhur me konkurs të hapur pas aplikimit dhe intervistimit nga ekspertët e autorizuar e Projektit NAWA.

NAWA projekti në të 5 Universitetet pjesëmarrëse organizohet nga një Seminar-Punëtori një-javor në tema të ndryshme të lidhura me kompetencat e studentit të diplomuar.
Punëtoria e parë është mbajtur gjatë muait shtator 2021 në Universitetin Haxhi Zeka. Punëtoria e dytë është mbajtur gjatë muajit tetor në Universitetin Leuven në Belgjikë.

Gjatë kësaj jave, nga data 20.02.2022 deri më 26.02.2022 profesorët e UHZ-së, Prof.dr. Edmond Beqiri dhe Prof.dr. Ibish Mazreku, së bashku me 9 studentë të përzgjedhur për këtë projekt: Durim Selmonaj, Florlinda Berisha, Ajshe Komoni, Djellza Loci, Aulonë Cenaj, Duresa Kilaj, Malsore Duraku, Dorentina Brahimaj dhe Fjolla Halitaj morën pjesë në Workshopin e tretë të Projektit NAWA, organizuar në Republikën Çeke, në Universitetin “Tomas Bata” në Zlin. Tema kryesore ishte Menaxhimi i Projektit dhe përpilimi i planit të biznesit në rrethana bashkëkohore. Studentët e UHZ-së gjatë ditëve të Workshop-it fituan përvojë dhe njohuri krijuese duke pasur mundësinë të bashkëpunojnë me studentë të tjerë ndërkombëtarë të cilët ishin pjesëmarrës të ndarë në grupe të vogla.

Në kohën e lirë pjesëmarrësit vizituan objekte të ndryshme të ndërtuara në periudha të mëparshme nga vizionari i qytetit të Zlinit, Tomas Bata, i njohur edhe si sipërmarrës në teknologjinë e prodhimit të këpucëve “Bata” dhe për kreativitetin e tij në zhvillimin e qytetit. sipas stilit të jetesës amerikane. Një fakt interesant i jetës dhe punës së tij si sipërmarrës ishte zyra e tij në ashensor në një nga ndërtesat më të larta në Evropë në atë kohë.

Translate »