fbpx
Studentët gjatë trajnimit OSHC

Studentët gjatë trajnimit OSHC

Sot, më 10 shkurt 2017, në Pejë është mbajtur Trajnimi për OSHC partnere/aktivistët e rinj, gazetarë, përfaqësues të institucioneve qeveritare lokale, Bashkësisë Islame në Pejë dhe Parlamenti I Studentëve të Universitetit Haxhi Zeka së bashku me disa studentë të Fakultetit Juridik të Përgjithshëm, në kuadër të projektit “Angazhimi i shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm”.
Trajnimi është organizuar nga SPRC, përfituese e programit E4E, në bashkëpunim me organizatat partnere nga Peja ‘SYRI I VIZIONIT’ dhe ‘KVRL’ në PEJË.
Ligjërues në këtë trajnim ishin:
Prof.Dr.Xhabir Hamiti, Profesor i Studimeve Islame
Rreshter Shaban Mrasori, Policia e Kosovës
Mentor Cakolli, Drejtoria për Polici në Bashkësi dhe Parandalim të Krimit
Burim Ramadani, SPRC
Rifat Marmullaku, SPRC
Valton Karaxhiu, konsultant

SPRC përkrahet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.

Të pranishëm gjatë debatit ishin Nënkryetari për çështje organizative Genti Berisha dhe Anëtaret e Këshillit të Studentëve – Fakulteti Juridik Albina Lleshi dhe Besiana Pergjegjaj.

 

Translate »