fbpx
Vizita e delegacionit nga Universitetet e Polonisë dhe Fondacioni i Klinikave Ligjore në Poloni

Vizita e delegacionit nga Universitetet e Polonisë dhe Fondacioni i Klinikave Ligjore në Poloni

Me 17 shtator 2022, Prof.Assoc. Dr. Avdullah Robaj, Dekani i Fakulteti Juridik, Prof.Ass.Dr. Alma Shehu, Koordinatore për Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Universitetit ‘’Haxhi Zeka,’’ (UHZ) së bashku me stafin akademik të Fakultetit Juridik, pritën në vizitë një delegacion prej dymbëshjetë profesorëve nga 8 universitete të Polinisë. Delegacioni u kryesuar nga Dr. Filip Czernicki, Drejtor i Fondacionit të Klinikave Ligjore të Polonisë (Polish Legal Clinics Foundation). Vizita studimore u realizuar në kuadër të Projektit  ENEMLOS: ‘’Klinikat ligjore në shërbim të grupeve të cenueshme: rritja e punësueshmërisë së studentëve të drejtësisë përmes arsimit praktik’’ dhe kishte për qëllim këmbimin e përvojave ndërmjet profesorëve nga Polonia dhe personelit akademik të Fakultetin Juridik rreth menyrës së funksionimit të klinikave reale ligjore. 

Takimin e hapi Dekani i Fakulteti Juidik, Prof.Assoc.Dr. Avdullah Robaj, njëherit edhe menaxher i projektit ENEMLOS. Prof.Ass.Dr. Alma Shehu, përshendetit të pranishmit në emër të Rektorit të UHZ-së, Prof.Dr. Armand Krasniqi duke ju dëshiruar mirëseardhje. Më pas Prof.Ass.Dr. Alma Shehu informoi të pranishmit rreth historikut të UHZ-së, organizimit të tij dhe për mundësitë e bashkëpunimit të UHZ-së me universitetet e Polonisë duke përfshirë edhe Universitetet e përfaqësuara nga profesorët e pranishëm në këtë vizitë: Universiteti i Lodz-it, Universiteti Jagiellonian, Universiteti i Varshavës, Universiteti SWPS, Universiteti Szczecin, Universiteti Opole, Universiteti Frycz Modrzewski – Kraków, Universiteti Wrocław. Prof.Asoc.Dr. Sabiha Shala njoftoi të pranishmit se në Fakultetin Juridik pranë UHZ-së është adaptuar zyra për Klinikën Ligjore Reale dhe se është përfunduar procesi i rekrutimit të gjeneratës së parë të studentëve që do të angazhohen në klinikë. Ajo potencoi se janë duke u bërë përgatitjet e tjera administrative në menyrë që studentët të fillojnë punën e tyre në klinikë gjatë muajit tetor 2022, dhe  pranimi i rasteve nga klientët të mund të bëhet gjatë këtij semestri. Të gjitha këto aktivitete janë realizuar falë mbështetjes së personelit akademik të universitetëve që janë partnere në Projektin Erasmus+ ENEMLOS.

Delegacioni nga Polonia takoi edhe studentët e Fakultetit Juridik pranë UHZ-së, të cilët janë përzgjedhur për t’u angazhuar në Klinikën Ligjore Reale gjatë vitit akademik 2022/2023. Dr. Filip Czernicki, Drejtor i Fondacionit të Klinikave Ligjore të Polonisë (Polish Legal Clinics Foundation) diskutoi me studentët mbi rendësinë e punës në klinika ligjore, detyrat, përfitimet dhe kontributin për shoqëri që studentët mund të japin përmes punës së tyre në klinikë. Delegacioni i Polonisë vizitoi edhe sallat e pajisur me kompjuter dhe infrasturën tjetër përcjellës të nevojshme për punën e studentëve në Klinikën Reale Ligjore.

Translate »