fbpx
Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Ndërkombëtar të Gorazhdes/Bosnje dhe Hercegovinë

Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Ndërkombëtar të Gorazhdes/Bosnje dhe Hercegovinë

Në vazhdë të vizitës në Bosnje dhe Hercegovinë, përfaqësuesit e universitetit ‘Haxhi Zeka’, të kryesuar nga rektori prof.dr. Armand Krasniqi, sot vizituan Universitetin Ndërkombëtar të Gorazhdes. Delegacioni nga UHZ u prit nga rektori, prof.dr. Enver Backovic dhe sekretari i përgjithshëm i këtij institucioni.

Rektori Krasniqi prezantoi shkurtimisht universitetin “Haxhi Zeka”, duke potencuar risitë e këtij institucioni dhe rëndësinë e bashkëpunimit me Institutionet e Arsimit të Lartë, sidomos në Bosnje dhe Hercegovinë, për t’i ofruar mundësi  edhe më të mëdha personelit dhe studentevë të UHZ – së  dhe IUG-së per shkëmbime akademike, me theks të vecantë studentëvë dhe personelit nga departamenti i gjuhës boshnjake në UHZ.  

Rektori Backovic ofroi mbështetjen e tij të plotë për të ofruar mundësi të shkëmbimit të personelit, studentëvë, literaturës në gjuhën boshnjake dhe mundësisë së organizimit të programeve të përbashkëta. Për të formalizuar aktivitetet e përbashkëta, dy rektorët nënshkruan dhe marrëveshjen e bashkëpunimit.

Translate »