UHZ Priti Inspektoratin e Arsimit

UHZ Priti Inspektoratin e Arsimit

Rektori i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë Prof. Dr. Armand Krasniqi së bashku me bashkëpunëtoret: Prof. ass. dr. Alma Shehu – Prorektorë për mësimdhënie, çështje studentore dhe kërkime shkencore, Prof. ass. dr. Vjosa Hajdari – Prorektor për buxhet financa dhe infrastrukture, Prof. ass. Dr. Suada Ajdarpasic, Koordinatore për kërkime shkencore, LLM Tirana Baftiu Hasani – U.D Sekretare e përgjithshme, Valbona Luta dhe Durim Hoxha, priti në takim Inspektoratin e Arsimit të përfaqësuar nga Fadil Kelmendi dhe Drita Haxhaj.


Rektori Prof. Dr. Armand Krasniqi, falënderoi te pranishmit për prezencën, interesimin e tyre dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm njëkohësisht njoftoi për te arriturat ne 12 muajt e fundit qe përfshijnë: Rishikimin e planit strategjik te UHZ-se, procesin e akreditimit te programeve, përgatitjet për procesin a ri-akreditimit institucional, mbështetjen e vazhdueshme për studentet.


Prorektor ja për mësimdhënie, çështje studentore dhe kërkime shkencore Prof. Ass. Dr. Alma Shehu nder tjerash tha qe UHZ ka aktualisht ka 15 programe te akredituare ne nivelin bachelor dhe master në gjuhë shqipe dhe boshnjake. Si dhe njoftoi inspektoratin për proceset siç janë: Marrëveshjet e bashkëpunimit ndërkombëtarUHZ ka krijuar, rekrutimin e stafit të angazhuar, përgatitjet për fillimin e vitit te ri akademik, universitetin veror, programet profesionale ne fakultetin e MTHM-se dhe Agrobiznesit.


Prof. ass. Dr. Vjosa Hajdari – Prorektorë për buxhet, financa dhe infrastrukture, njoftoi inspektoratin lidhur me gjendjen e infrastrukturës ne UHZ në Pejë, dhe për funksionalizimin e fakultetit të Arteve dhe parashikimet e ndërtimeve te objektit të fakultetit të Biznesit dhe MTHM-së.
U.D Sekretarja e përgjithshme, LLM Tirana Baftiu Hasani, informoi te pranishmit për angazhimet e stafit administrativ dhe profilizimin e tyre nëpër fakultete, posaçërisht për ngritjen e cilësisë brenda administratës së UHZ-së.


Prof. ass. Dr. Suada Ajdarpasic, Koordinatore për kërkime shkencore, foli për mbështetjen që UHZ, ofron për stafin akademik te cilët publikojnë punime shkencore në web of science dhe scopus, projekte aplikative, pjesëmarrje ne konferenca ndërkombëtare, hulumtuesi i vitit dhe punimi me i mirë i vitit.
Misioni i Universitetit është ne koordinim me strategjinë e Masht-it.
Rektori ndër tjera tha që Zotimi ynë mbetet transparenca!

Translate »