Koordinatorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Alma Shehu Lokaj dhe Koordinatorja për Kërkime Shkencore, Suada Ajdarpasic janë duke marrë pjesë në trajnimin “Programi ERASMUS+ 2021-2027: Si të shkruajmë projekte të suksesshme” të organizuar nga Europass Teacher Academy në Berlin/Gjermani.
Prezantimi i projekteve europiane, në veçanti programi i ri Erasmus+ (2021-2027) – përfaqëson një mundësi e mirë për universitetet nga vendet anëtare të BE-së dhe vendet e treta për t’u përmirësuar. Ato gjenerojnë zhvillim organizativ dhe personal ndërsa krijojnë mundësi për të ndarë praktikat më të mira, për të krijuar metoda të reja, për të rritur rrjetin e bashkepunimit dhe për të transformuar dobësitë e institucioneve në pika të forta dhe në mundësi.
Krahas pjesëmarrësve nga Universiteti Haxhi Zeka, në këtë trajnim marrin pjesë edhe përfaqësues nga Franca, Italia dhe Republika Çeke.