fbpx
UHZ merr pjesë në punimet e projektit QUADIC të Erasmus+ 

UHZ merr pjesë në punimet e projektit QUADIC të Erasmus+ 

Në Universitetin Teknik në Sofia, kanë filluar sot punimet tre ditore në kuadër të projektit QUADIC, në të cilin merr pjesë edhe UHZ. Tematika e këtij projekti është „Zhvillimi cilësor i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe menaxhimit të projekteve“ në IAL-të.  Projekti financohet nga programi i BE-së Erasmus +, gjersa universiteti mikpritës është Universiteti Teknik në Sofia. Në këtë trajnim marrin pjesë universitetet publike të Kosovës, disa universitete nga Shqipëria, universiteti francez “Cote d’Azur”, universiteti Italian “Universita per Stranieri di Periuga”, etj. Trajnimi është paraparë të mbahet për tre ditë për trajtimin e këtyre aktiviteteve:-

Zhvillimi i bashkëpunimit rajonal dhe krijimi i rrjetit të asociacioneve – RECON; – Formalizimi dhe shfrytëzimi i mundësive nga memorandumet e bashkëpunimit;- Përdorimi i mjeteve digjitale dhe teknologjike në mësimdhënie;- Rëndësia dhe funksionalizimi i zyrës së mobilitetit; – Përpilimi i draft rrjetit regjional të bashkëpunimit;- Diskutimi i ndersjellë i praktikave të universiteteve pjesëmarrëse; Nga Universiteti Haxhi Zeka në këtë projekt marrin pjesë: prof.ass.dr Arieta Camaj – Ibrahimi dhe Këshilltari i Rektorit, Dr.sc.Driton Sylqa. 

#UHZ #EU #erasmusplus #Technicaluniversity #Coted’Azur #Unistrapg

Translate »