fbpx
Personeli akademik nga UHZ merr pjesë në punimet e projektit “Research Cult” në Sofia

Personeli akademik nga UHZ merr pjesë në punimet e projektit “Research Cult” në Sofia

Në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore në Sofia, kanë filluar sot punimet në kuadër të
projektit “Avancimi i Kulturës së Kërkimeve në IAL të Kosovës”. Projekti financohet nga programi i BE-së
Erasmus+. Në këtë organizim marrin pjesë të gjitha universitetet publike të Kosovës, Universiteti i
Zagrebit
, Universiteti Sapienza, kolegji IBC-M dhe Universiteti mikpritës i Sofia-s. Punimet disa ditore
janë organizuar të mbahen në sesion të përbashkët me aktivitete të ndara sipas agjendës:

  • Zhvillimi i etikës në kërkime dhe standarde të integritetit;
  • Roli i institutit shkencor universitar në mbështetjen financiare të punës kërkimore;
  • Revistat shkencore dhe përkrahja e publikimeve të indeksuara në Scopus dhe WoS;
  • Prezantimi i draft rregullores së etikës dhe integritetit në kërkime;
  • Diskutimi i ndërsjellë i praktikave të universiteteve pjesëmarrëse;

Nga universiteti jonë në këtë projekt marrin pjesë: Prorektorja prof.ass.dr. Vjosa Hajdari, prof.ass.dr Emin
Neziraj, prof.ass.dr Bashkim Nurboja dhe PhD.cand. Leonita Mazreku.

Translate »