fbpx
UHZ ndan titullin “Doctor Honoris Causa” akademik Muhamedin Kullashi, në 11-vjetorin e themelimit

UHZ ndan titullin “Doctor Honoris Causa” akademik Muhamedin Kullashi, në 11-vjetorin e themelimit

Universiteti “Haxhi Zeka”, në Pejë, në 11-vjetorin e themelimit të tij, i ka akorduar titullin më të lartë të nderit për kontributin e tij të shquar në fushën e shkences dhe artit, “Doktor Honoris Causa”, profesorit të Universitetit të Parisit 8, shkencëtarit, akademikut dhe ambasadorit, Muhamedin Kullashi.

Në këtë ceremoni, Akademik Muhamedin Kullashi u vlerësua si mendje e ndritur për Pejën, Kosovën e më gjerë, si figurë e shquar për kontributin e tij dhënë shkencës, diplomacisë dhe politikës.

Rektori i Universitetit Prof. Dr. Armand Krasniqi figurën e akademik Muhamedin Kullashit e vlerëson si shumë dimensionale: si figurë me veprimtari të gjatë shkencore, akademike, diplomatike dhe politike. “Ajo çfarë e bën të veçantë, personalitetin e tij është përkushtimi dhe përcaktimi i tij i pa lëkundur në kontributin për shtetin në kohën e okupimit dhe pas vitit 1999 për kontributin e tij për shtetndërtim, largëpamës e me vetëdije të lartë kombëtare. Veprimtaria për të sensibiliauar oponionin në qarqet e ndryshme ndërkombëtare”, ka thënë Rektori Krasniqi, madje e krahason atë duke i dhënë tipare identike me ato të atdhetarit Haxhi Zeka, emër që sot mban institucioni ynë. 

Gjatë fjalimit të tij, në këtë ceremoni, Rektori Krasniqi, foli edhe për rrugëtimin dhe sfidat që universiteti ka pasur, që kur është themeluar, 11 vjet më parë. Ai ka shpalos misionin dhe objektivat që ka universiteti, e që janë mjaft ambicioze, por të arrithsme duke marrë në konsideratë punën që është duke u bërë me aq përkushtim, nga të gjithë. “Sot nga njëra anë mbesin 11 vitet e një procesi mjaft kompleks, kontravers e sfidues të cilat e shoqëruan themelimin e universitetit, në anën tjetër bazuar në dinamiken e rrethanave dhe kushteve tjera shoqerore ekonomike para nesh rriten shpresat dhe bindjet se ky Universitet edhe pas rithemelimit do të vazhdoj të modernizohet, profilizohet, ndërkombëtarizohet e digjitalizohet dhe të rris rolin e tij në funksion e shërbim të kësaj shoqërie, ekonomisë e në veçanti në funksion të të rinjëve për një jetë më dinjitoze”, tha Rektori Krasniqi.

Ndërkaq, Prof. Ass. Alma Shehu, prorektore në UHZ lexoi biografinë e akademikut Muhamedin Kullashi. Biografia shumë e gjërë dhe e pasur e profesorit të filozofisë që fillon nga Peja, Prishtina, Parisi dhe vendet tjera të botës ka lënë gjurmë të pa shlyeshme në shkencë e diplomaci.

Muhamedin Kullashi, u shpreh i kënaqur dhe i emocionuar me këtë pritje dhe dhënia e këtij titulli nga UHZ. Ai u shpreh se për të është një ngjarje e veçantë dhe se është shumë mirënjohës. Ai bëri një rrugëtim në kohë, duke treguar rrugën e gjatë dhe të vështirë duke filluar nga gjimnazi i Pejës, sfidat e këtij rrugëtimi për të arritur majat e arritjeve shkencore.

Ndërsa, Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkences, Teknologjisë dhe Inovacionit ka folur për rëndësinë e arsimit të lartë, në këtë drejtim edhe për Universitetin “Haxhi Zeka”, që nga themelimi i tij dhe sfidat që e përshkuan këto 11 vjet. Ajo foli për përkrahjen për inovacionet dhe transformimet që duhet bërë arsimi në përgjithësi, ndërsa shembulli i arritjeve të akademik Kullashit të merret si model i mirë nga të gjtha institucionet e arsimit të lartë. Ministrja Nagavci foli edhe për periudhën para themelimit të universitetit, duke potencuar se shkolla e lartë ekonomike-komerciale kishte dëshmuar se me kuadrot profesionale që kishte nxjerrë, që merreshin me kontabilitet, tregti, qarkullim të mallrave dhe shërbime tjera të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, kuadro që u dëshmuan si të suksesshme në të kaluaren. Por, 11 vjet në parë, kjo shkollë u shëndrrua në Universitet për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e kohës, për të ofruar kuadro të kualifikuar për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut 

Nën tingujt e muzikës klasike të luajtura nga kori i fakultetit të Arteve, të UHZ-së dhe duartokitjeve të të pranishëmve të shumtë, tituli i nderit “Doctor Honoris Cauza”, iu akordua akademik, Muhamedin Kullashit.

Translate »