Rektori i Universitetit ‘’Haxhi Zeka“ në Pejë prof.dr. Armand Krasniqi ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me drejtuesit e OJQ “Let’s do it Peja”.
Kjo marrëveshje ka për qëllim bashkëpunimin e ngushtë reciprok për angazhimin e studentëve në punë praktike, përgatitjen e përbashkët të projekteve, si dhe prezantime e hulumtime përkitazi me profilin e studimeve të studentëve. Gjithashtu, ka për qëllim rritjen e aftësive dhe ngritjen profesionale të studentëve përmes përvojës në punë dhe punës ekipore.