fbpx
UHZ ndan mirënjohje për GIZ/DIMAK

Drejtori i Zyrës për Zhvillim të Karrierës Abedin Selimaj në emër të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, për
bashkëpunimin dhe fuqizimin e Zyrës së Karrierës, ndau mirënjohje për GIZ DIMAK. Mirënjohjen e
pranoj shefja e projektit DIMAK në Kosovë, znj. Maria Kostomay.

Në vazhdimësi GIZ DIMAK ka përkrahur UHZ-në në fuqizimin e Zyrës për Zhvillim të Karrierës, duke
angazhuar konsulentë për vlerësim të nevojave dhe duke ofruar trajnime për studentët dhe të
diplomuarit. Gjithashtu nga GIZ/DIMAK është pranuar edhe një donacion i pajisjeve elektronike. Ky
donacion kishte për qëllim të lehtësoj komunikimin rreth aktiviteteve të UHZ-së me studentët, e
sidomos në kohë të pandemisë COVID-19.

Znj. Kostomay në emër të GIZ/DIMAK u zotua për përkrahje të zyrave të karrierës edhe në vitet e
ardhshme.

Please follow and like us:
ShqipBosanskiEnglish