fbpx
U nënshkrua Marrëveshje Bashkëpunimi

U nënshkrua Marrëveshje Bashkëpunimi

Të hënën, më 24 tetor 2022, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit Akademik ndërmjet Universitetit të Sarajevës dhe Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

Marrëveshja, e cila u nënshkrua nga Prof. dr. Rifat Škrijelj, rektor i Universitetit të Sarajevës dhe prof. dr. Armand Krasniqi, rektor i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, u përmbyll me qëllim të promovimit të bashkëpunimit akademik, arsimor dhe kulturor në mes të dy institucioneve.

Në kuadër të Marrëveshjes së nënshkruar do të zhvillohet bashkëpunimi institucional, ndërsa është paraparë që bashkëpunimi të realizohet përmes rrjetëzimit dhe shkëmbimit të ndërsjellë të mësimdhënësve, studiuesve, studentëve dhe stafit tjetër për ligjërata, vizita dhe shkëmbim përvojash; pjesëmarrjen e përbashkët dhe aplikimin për fonde të destinuara për veprimtari arsimore, kërkimore dhe artistike; aktivitete të përbashkëta në fushën e arsimit, trajnimit dhe/ose kërkimit; organizimi i përbashkët i konferencave, simpoziumeve, kongreseve, seminareve, kurseve, shkollave verore, punëtorive dhe formave të tjera të bashkëpunimit me interes të përbashkët; shkëmbimi i literaturës profesionale, teksteve shkollore dhe botimeve të tjera universitare; shkëmbimin e informacionit në fushat me interes të përbashkët dhe aktivitete të tjera me interes të përbashkët.

Në janar të vitit 2017, Universiteti i Sarajevës nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Haxhi Zeka në Pejë, dhe pas skadimit të saj, Marrëveshja e Bashkëpunimit u lidh sot për një periudhë të pacaktuar.

Nënshkruesit e Marrëveshjes shprehën kënaqësinë e madhe për vazhdimin e bashkëpunimit, i cili do të jetë i dobishëm në shumë drejtime dhe do të hapë mundësi të reja për të dy universitetet.
Përveç rektorit të Universitetit të Sarajevës, Prof. dr. Rifat Škrijelja, në takim morën pjesë prof. dr. Enita Nakaš, prorektore për bashkëpunim ndërkombëtar, prof. dr. Tamara Karača Beljak, prorektore për art, kulturë dhe sport dhe prof. dr. Tarik Zaimović, prorektor për financa. Së bashku me rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka”, gjatë nënshkrimit morën pjesë edhe prof.dr. Edmond Beqiri, prorektor për bashkëpunim ndërkombëtare dhe cilësi, prof.ass.dr. Alma Shehu, prorektore për mësimdhënie, çështje studentore dhe kërkime shkencore dhe prof.ass.dr. Hajrija Škrijelj, profesoreshë në Fakultetin e MTHM/mësimi në gjuhë boshnjake.

Gjithashtu, delegacioni i Universitetit “Haxhi Zeka” u takua me menaxhmentin e Fakultetit Juridik dhe atij Fakultetit Ekonomik. Qëllimi I këtyre vizitave ishte funksionalizimi I marrëveshjeve dhe implementimi i marrëveshjes që u nënshkrua sot.

Translate »