fbpx

Përfaqësues të Universitetit “Haxhi Zeka” morën pjesë në simpoziumin “Hapësirat e të nxënit dhe mësimdhënësi në arsimin e lartë në Ballkanin Perëndimor”

Me 21 tetor 2022, në qendrën mediale të Kolegjit AAB në Prishtinë, po mbahet konferenca rajonale “Hapësira Mësimore për Mësim”, ndërsa simpoziumi me temë “Hapësirat e të nxënit dhe mësimdhënësi në arsimin e lartë në Ballkanin Perëndimor”.

Në simpozium po marrin pjesë profesionistë dhe ekspertë vendor e ndërkombëtarë, ku po trajtohen tema me rëndësi të veçantë.

Me ftesë të organizatorit, nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, po marrim pjesë, Prodekanët: Prof. Asoc. Dr. Ismajl Cacaj, Prof. Asoc. Dr. Albona Shala dhe Prof. Ass. Dr. Petrit Nimani. Gjatë fjalës së tyre në simpozium, shprehën përshëndetje dhe falënderim për ftesën, kështu duke i cilësuar përvoja të reja që do të implementohen në UHZ.

Translate »