Klinika Juridike Civile – Semestri Veror 2021
Fakulteti Juridik i Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës, i përkrahur nga Aktiviteti i USAID-it
Drejtësia Vlen fton studentët e Fakultetit Juridik që të aplikojnë për të qenë pjesë e Klinikës Juridike Civile me raste reale.
RRETH KLINIKËS JURIDIKE CIVILE
Klinika Juridike Civile (Klinika) u jep studentëve mundësi të ndihmojnë avokatët e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) në përfaqësimin pro
bono të personave me gjendje ekonomike të rëndë në rastet Civile. Studentët pjesëmarrës do të kenë mundësi të përjetojnë zbatimin e mësimeve
akademike në praktikë duke punuar në çështjet Civile reale gjatë vitit të tretë, të katërt të Fakultetit Juridik (apo të programit Master, drejtimi Civil).
Ligjëratat e klinikës do të mbahen në hapësirat e Fakultetit Juridik, ndërsa aktivitetet e përfaqësimit të klientëve (këshillimi dhe avokimi) do të
mbahen në zyrat e avokatëve të OAK dhe, sipas nevojës edhe në gjykatë. Studentët e klinikës do të takohen një herë në javë për ligjeratë dhe
diskutime në tryezë të rrumbullakët rreth procedurës Civile. Ligjëratat do të mbahen nga ligjerues të ftuar të cilët janë profesionistë ligjorë (avokatët
dhe gjyqtarët), përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile, etj. Përveç ligjeratave, studentët do të punojnë në ekipe për të ndihmuar avokatët
që ata të përfaqësojnë klientët në gjykatë dhe në të gjitha fazat përgatitore të çështjeve Civile pa pagesë. Studentët aktivë të Klinikës, pritet që
të ndajnë përvojën e tyre të klinikës me nxënësit e shkollave të mesme përmes aktiviteteve në kuadër të Aktivitetit të USAID-it Drejtësia Vlen.
ROLI DHE PËRGJEGJËSITË E STUDENTËVE
Çdo student (nën mbikëqyrjen e një avokati të OAK-së), do të angazhohet në një gamë të plotë të detyrave të avokatit:
• Intervistimi dhe këshillimi i klientit
• Përgatitja dhe argumentimi i mbrojtjes;
• Shqyrtimi i të dhënave, provave etj;
• Hulumtim i ligjit për të siguruar mbështetje për teoritë e ndryshme ligjore;
• Asistimi në hartimin dhe paraqitjen e shkresave të ndryshme;
• Të marrin pjesë në ligjerata një herë në javë;
• Të marrin pjesë në dhënien e ligjeratave në shkolla të mesme që realizohen nga partnerët e Programit “Drejtësia Vlen”.
KËRKESAT PËR STUDENTËT
Për të qenë pjesë e Klinikës, Studentët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
• Të jenë studentë të vitit të tretë, katërt të Fakultetit Juridik ose kandidat për Master në drejtimin Civil në Fakultetin Juridik të Universitetit
të Pejës “Haxhi Zeka”,
• Zotërojnë aftësi të shkrimit ligjor;
• Zotërojnë aftësi të hulumtimit ligjor;
• Aftësi për të dhënë këshilla ligjore për klientët;
• Të demonstrojnë interes në reformën gjyqësore, angazhim në komunitetit, dhe qasje në drejtësi;
• Të demonstrojë angazhim për etikë në klinikë;
• Aftësi të mira në të folur dhe shkruar në një nga gjuhët zyrtare të Kosovës.
APLIKONI
Studentët e interesuar të marrin pjesë në këtë Klinikë duhet të aplikojnë duke paraqitur CV, Letër Motivuese dhe Transkriptin e Notave, në e-
mail adresën: [email protected], me subjektin “Student i klinikës civile nga Peja”, deri më 19 shkurt 2020 në ora 24:00.
Për shkak të numrit të madh të kandidatëve, vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen.
RRETH AKTIVITETIT DREJTËSIA VLEN
Aktiviteti Drejtësia Vlen ka për qëllim përmirësimin e qasjes në drejtësi për të gjithë, përfshirë grupet e pafavorizuara dhe të margjinalizuara, duke
forcuar sistemet dhe ofrimin e informatave mbi ndihmën juridike falas. Aktiviteti Drejtësia Vlen është një program tre vjeqar që financohet nga
Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe përmes këtij konkursi do të mbështesë rritjen e mundësive për formim
të të menduarit kritik dhe aftësive praktike të studentëve.
Kliko thirrjen