fbpx
NJOFTIM RRETH REGJISTRIMIT TË SEMESTRIT DHE LIRIM NGA PAGESA E SEMESTRIT

NJOFTIM RRETH REGJISTRIMIT TË SEMESTRIT DHE LIRIM NGA PAGESA E SEMESTRIT

Njoftohen studentët e nivelit të studimeve Bachelor dhe Master të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, se regjistrimi i semestrit veror do të bëhet nga data 20.02.2021 deri më 06.03.2021.

Po ashtu, njoftohen studentët e nivelit të studimeve Bachelor dhe Master se, në përputhje me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 2/64, të datës 12.02.2021:

  • Lirohen plotësisht (100%) nga pagesa e tarifës së shkollimit për regjistrimin e semestrit veror të vitit akademik 2020/2021 studentët e nivelit Bachelor.
  • Lirohen nga pagesa e 50% të tarifës së shkollimit për regjistrimin e semestrit veror të vitit akademik 2020/2021 studentët e nivelit Master.
  • Përfitues nga lirimi i pagesës sipas tarifave të përcaktuara në paragrafin 1 dhe 2  të këtij vendimi janë edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi, të cilët studiojnë në institucionet publike të Republikës së Kosovës.

Detaje më të hollësishme gjeni në vendimin e bashkëngjitur.

Vendimi

Translate »