fbpx
Të drejtat e viktimave të krimit në Kosovë

Në Fakultetin Juridik u mbajt Ligjëratë informuese “Të drejtat e viktimave të krimit në Kosovë: Programi i Kompensimit të Viktimave të Krimit “


Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë së SHBA-ve, Ambasadën Amerikane në Prishtinë, organizuan Ligjëratë informuese me temën “Të drejtat e viktimave të krimit në Kosovë: Programi i Kompensimit të Viktimave të Krimit. Ligjërata u mbajt me 28 Maj, 2020, dhe pjesëmarrës ishin studentët e të gjitha njësive akademike të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
Në emër të Fakultetit Juridik Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, te pranishmit i përshëndeti Prof. Asoc. Dr. Baki Koleci, U.D. Dekan dhe Prof. Ass. Dr. Orhan Çeku – Prodekan për Çështje Financiare. Po ashtu të pranishmit i përshëndeti edhe Corey Smith, Këshilltar i lartë ligjor, Ambasada Amerikane.Nga te gjithë kjo iniciativë u vlerësua lartë dhe ka për qellim ngritjen e kapaciteteve akademike dhe profesionale në aspektin praktik të studentet për fushën e të drejtave te viktimave të krimit në Kosovë, Programi i Kompensimit të Viktimave të Krimit si dhe u theksua nevoja qe ne te ardhmen te thellohet bashkëpunimi mes Fakultetit Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë dhe Departamentit te Drejtësisë së SHBA-ve, Ambasadën Amerikane në Prishtinë, për aktivitete te përbashkëta qe do jene ne funksion te ngritjes se kapaciteteve tek studentet dhe stafi ne aspektin praktik për te Drejtën.
Ligjërues në ketë ligjëratë ishin Dr. Sc. Isuf Jahmurataj – Udhëheqës i Sekretarisë së Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, i cili njëkohësisht është mësimdhënës i angazhuar në fakultetin Juridik në UHZ, dhe znj. Eliza Shporta, Ambasada Amerikane në Prishtinë. Ne ligjëratë, janë trajtuar këto tema: të drejtat e viktimave në Kosovë, programi i Kompensimit të Viktimave të Krimit në Kosovë, legjislacioni përkatës ne fuqi që rregullon ketë fushë, kushtet dhe procedura e aplikimit për kompensim të viktimave të krimit, e drejta për kompensimin e viktimave dhe llojet e kompensimeve, veprat e dhunshme të kompensueshme, komisioni për kompensimin e viktimës së krimit, procedurat e kërkimit të kompensimit, procedurat në situatat ndërkufitare.
Ligjërata është mirëpritur nga studentet dhe ka ngjallur interesim të madh të cilët parashtruan pyetje të shumta dhe ishin te kënaqur me atë që u trajtuar gjatë kësaj ligjërate.

Translate »