fbpx
Takimi i menaxhmentit të UHZ-së me ASK-në

Takimi i menaxhmentit të UHZ-së me ASK-në

Menaxhmenti i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë në përbërje të Prof. ass. dr. Alma Shehu Lokaj – Prorektor për mësimdhënie, çështje studentore dhe kërkime shkencore, Prof. dr. Edmond Beqiri – Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, U. D. Sekretarja e Përgjithshme LLM. Tirana Baftiu Hasani pritën në takim drejtuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, konkretisht znj. Gillian Green, dhe z. Ibrahim Rrustemi.


Drejtori i ASK-së z. Ibrahim Rrustemi, fillimisht shprehu falënderime dhe mirënjohje për pritjen e ngrohtë nga UHZ, duke njoftuar më përseafermi më punën që bënë ky institucion, duke theksuar për mundësin e një marrëveshje të bashkëpunimit në fushën e kërkimeve shkencore, projekteve të tjera të përbashkëta ndërkombëtare si dhe UHZ-së ti ofroj të dhëna qe ASK posedon për të avancuar procesin e funksionalizimit të Qendrës së Ekselencës.


Prof. ass. dr. Alma Shehu Lokaj – Prorektor për mësimdhënie, çështje studentore dhe kërkime shkencore, në emër të Rektorit të UHZ-së prof. dr. Armand Krasniqi, falënderoj drejtuesit e ASK-së, duke u zotuar se UHZ është e gatshme që të bashkëpunoj më ASK-në, në fushën e kërkimeve shkencore dhe projekteve ndërkombëtare.

Translate »