fbpx
Takim me maturantët e Komunës së Drenasit

Takim me maturantët e Komunës së Drenasit

Takim me maturantët e Gjimnazit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe Shkollës së Mesme Profesionale Fehmi Lladrovci – Drenas

Ekipi përfaqësues nga Universiteti Haxhi Zeka në Pejë, aktivitetet e promovimit të ofertës programore i vazhdoi në Komunën e Drenasit, me ç’rast u takua me maturantët e Gjimnazit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe Shkollës së Mesme Profesionale Fehmi Lladrovci në Drenas.

Gjatë këtyre vizitave ekipi nga UHZ për maturantët sqaroi detajet e programeve të studimit në Universitetin tonë, duke iu treguar atyre për mundësitë që ofrohen për ta gjatë kohës kur ata janë student. Më detajisht, u shpalosën drejtimet e studimit me specializimet përkatëse të cilat për studentët sigurojnë karrierë të suksesshme.

Universiteti Haxhi Zeka në Pejë shpreh falenderimet e tij të thella për drejtorët, stafin dhe nxënësit e këtyre shkollave të cilët na mirëpritën dhe shprehën interesim për bashkëpunim me ne.

Studenti në qendër është dhe mbetet vlerë e UHZ-së.

Translate »