fbpx

Universiteti Haxhi Zeka me studenti në qendër

Çfarë nënkuptohet me studenti në qendër

Kur përmendet studenti në qendër duhet të kemi të qartë se po flitet për një filozofi të mësimdhënies dhe mësimnxënies që e vendos fokusin tek studenti. Ky i fundit shihet si subjekt qendror të procesit mësimor dhe të përvojës arsimore. Në një qasje të përqendruar te studenti, mësimdhënësit e luajnë rolin e lehtësuesit gjatë procesit të të nxënit. Ata punojnë për të krijuar një mjedis mësimi që inkurajon angazhimin dhe pjesëmarrjen aktive të studentëve. Po ashtu, që iu ofron studentëve mundësi për të eksploruar dhe zbuluar njohuritë për veten e tyre. Rëndësi të veçantë në këtë proces ka interaktiviteti i lartë. Kjo nënkupton angazhimi maksimal të studentëve në trajtimin e rasteve specifike të studimit.

Materialet mësimore të përgatitura nga mësimdhënësit duhet t’u përgjigjen nevojave dhe interesave të studentëve.  Varësisht nga rasti, aktivitetet mund të jenë individuale apo grupore. Studentët çdoherë inkurajohen të marrin një rol aktiv në procesin mësimor. Bashkëpunimi me kolegët e tyre dhe të përfshirja në detyra praktike është kyç për sukses.

Pse është me rëndësi që institucionet e arsimit të lartë duhet të vendosin studentin në qendër

Rëndësia e vendosjes së studentit në qendër mbështetet në faktin se studentët janë të ardhmja institucioneve të arsimit të lartë. Ndjekja e një filozofie të tillë i jep rëndësi të ardhmes së studentëve. Gjithashtu i ndihmon ata të arrijnë sukses në karrierën e tyre akademike dhe profesionale.

Duke ofruar mundësi për t’u përgatitur për integrim në tregun e punës  studentëve iu mundësohet të arrijnë qëllimet e tyre. Arritja e qëllimeve, më pas, ndikon në rritjen e nivelin e përqendrimit dhe motivimit të studentëve. Kështu, studentët zhvillohen në lëmi përkatëse, si: studimet, aktivitetet kulturore dhe sociale, angazhimi në projekte dhe iniciativa të tjera. Kjo ndikon në ngritjen e nivelit të kualifikimit të studentëve dhe kontribuon në përmirësimin e arsimit dhe shoqërisë si tërë.

Universiteti Haxhi Zeka – Pejë dhe 5 fakultetet që operojnë në kuadër të tij

Universiteti Haxhi Zeka në Pejë (UHZ) është institucion i arsimit të lartë. Qëllimi i tij është të ofrojë një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e aftësive dhe njohurive të studentëve. Për të siguruar që studentët të kenë sukses në jetën akademike dhe në karrierën e tyre, universiteti ynë ofron studime në dy nivele. Programet e studimit ofrohen në kuadër të pesë fakulteteve, përkatësisht në:

  1. Fakultetin e Biznesit,
  2. Fakultetin Juridik,
  3. Fakultetin e Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis,
  4. Fakultetin e Agrobiznesit dhe
  5. Fakultetin e Arteve.

Fokus të lartë në kualitetin e mësimdhënies dhe në ofrimin e një mjedisi mësimor interaktiv na bënë të jemi unik. Studentët vazhdimisht inkurajohen të marrin pjesë në diskutime. Kjo iu garanton atyre të zhvillojnë aftësitë e tyre në një mënyrë të natyrshme dhe të efektshme. Qëllimi kryesor është të ndihmojë studentët të arrijnë potencialin e tyre të plotë dhe të përparojnë në fushën e tyre të zgjedhur. Kurrikula dhe programet e studimit janë përshtatur me kërkesat e tregut të punës. Një gjë e tillë i përgatit studentët për sfidat e sotme dhe të ardhshme të profesionit.

3 titujt kryesor të profesorëve

Profesorët tanë e vendosin fokusin qendor te studentët e tyre. Profesorët mund të kenë titujt si vijon:

  • Prof. ass. dr (profesor asistent doktor) është një titull akademik që përdoret për të identifikuar një person në nivelin e arsimit të lartë. Ky titull mund të ndryshojë në varësi të vendit dhe institucionit akademik.
  • Prof. asoc. dr (profesor i asocuar doktor) është një titull akademik i cili, po ashtu, ndryshon në varësi të vendit dhe institucionit akademik. Në përgjithësi nënkupton se një person ka arritur një nivel të lartë në karrierën akademike. Ky titull konsiderohet si titulli i dytë më i lartë në karrierën akademike, pas titullit të profesorit të rregullt.
  • Prof. dr (profesor doktor) është një titull akademik që identifikon një person me karrierë të suksesshme në fushën e arsimit të lartë dhe në kërkim shkencor.

Stafi i këtij universiteti punojnë me studentët për të siguruar një mësimdhënie cilësore dhe efektive. Profesorët janë të përkushtuar, të kualifikuar dhe të gatshëm të ndihmojnë studentët në zhvillimin e aftësive të tyre dhe në arritjen e objektivave të profesionit.

Aktivitetet dhe përgatitja e studentëve për sukses

Studentët tanë kanë mundësi të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme studentore, ngjarje kulturore dhe sociale dhe projekte të ndryshme. Këto aktivitete iu ndihmojnë atyre të zhvillojnë aftësitë në fusha të tjera jashtë programit të studimit. Përmes këtyre aktiviteteve ata sigurojnë një përvojë të shkëlqyer. Në anën tjetër, krijojnë njohje të reja dhe bashkëpunimin në një komunitet të madh studentësh.

Në përgjithësi, studenti është i rëndësishëm dhe gjithmonë është në qendër të vëmendjes  për shkak se ai është subjekti kryesor rreth të cili zhvillohen të gjitha proceset. Është e rëndësishme që Universiteti kujdeset për studentët dhe të ofroj një mjedis të përshtatshëm për ta. Në këtë mënyrë, studentët mund të jenë të gatshëm të përballojnë sfidat e tregut të sotëm, si dhe të jenë konkurrentë të denjë, jo vetëm në tregun e bredshëm, por edhe në atë të jashtëm.

Misioni dhe vizioni i ri i UHZ-së e vendosin studentin në qendër

Duke u bazuar në misionin e Universitetit Haxhi Zeka si institucion akademik që transferon dije, për studentët ofrohen të gjitha mundësitë për një jetë të mirëfilltë studentore.  Studentët janë ata që marrin pjesë në programet e studimit dhe janë ata që duhet të përgatiten për të arritur objektivat e tyre akademike dhe profesionale. Studenti në qendër, gjithashtu, ka një rol të rëndësishëm në ndërtimin e një komuniteti të shëndosh brenda Universitetit.

Në universitetin tonë, studentët kanë mundësi të krijojnë të ardhme si  profesionistë të shquar dhe ekspertë të fushave të ndryshme. Kjo mundëson që ata të marrin përvojë nga njerëzit më të mirë në fushën e tyre dhe të zhvillojnë njohuri dhe aftësi të reja. Studentët janë burim i vlefshëm dhe kjo është arsyeja pse ne investojmë aq shumë në sigurimin e një ambienti të favorshëm për ta. Ambienti i favorshëm nënkupton infrastrukturë moderne, si dhe teknologji të avancuar.

Vizioni i ri i Universiteti Haxhi Zeka, si lider me kurrikulë të integruar bënë të mundur që studentët të kenë para vetes mundësi të shumta të orientimit në karrierrë kur ata përzgjedhin specializimin përkatës. Studimet në UHZ fokusohen në fushën e biznesit, agrobiznesit, mjedisit, turizmit, arteve, drejtësisë, aplikimit të teknologjisë së informacionit dhe në fusha të tjera të ndërlidhura. Kjo kurikulë i bënë programet e studimit të përshtatshme me tregun dinamik të punës. Përgatitja e studentëve për sfidat e sotme dhe të ardhshme të profesionit i rrit mundësitë e studentëve për të bërë një karrierë të suksesshme.

Në të njëjtën kohë, Universiteti Haxhi Zeka ndihmon studentët në zhvillimin e tyre të përgjithshëm dhe në përgatitjen për jetën jashtë studimeve. Kjo përfshin zhvillimin e aftësive të komunikimit, bashkëpunimit, njohjen e kulturave  dhe komuniteteve të ndryshme, si dhe zhvillimin e vlerave dhe karakterit që do të ndihmojnë studentët në marrjen e vendimeve adekuate.

64.5% e të diplomuarve të UHZ-së janë të punësuar

Një aspekt me rëndësi për diskutim është edhe punësimi pas përfndimit të studimeve. Mundësitë e punësimit të studentëve tanë janë mjaft pozitive. Këtë e themi duke u bazuar në rezultatin e analizës e fundit të realizuar nga Zyra e Karrierës në bashkëpunim me shoqatën e të diplomuarve ALUMNI-UNHZ. Niveli i  punësueshmërisë së të diplomuarve tanë dhe ka rezultuar të jetë 64.5%. Ata janë të punësuar në institucione dhe biznese të suksesshme, si dhe në pozita të larta udhëheqëse dhe menaxheriale.

Mbi të gjitha, Universiteti Haxhi Zeka e ka studentin në qendër të të gjitha proceseve. Nëpërmjet ofrimit të një mjedisi të përshtatshëm mësimor dhe të një numri të madh burimeve të tjera synohet të ofrohet ndihmë për studentët, që këta të fudnit të zhvillojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre dhe të kenë sukses në jetën e tyre akademike dhe profesionale.

Koncepti studenti në qendër nuk është vetëm një frazë e thjeshtë. Është një ndërtim i vërtetë i identitetit të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë.

Çka përfshihet në qasjen mësimore me studentin në qendër

Qasja mësimore apo filozofia me studentin në qendër në vete përfshinë disa forma të angazhimit të studentëve. Në kuadër të atyre më kryesore përfshihen:

  • Mësimi i bazuar në projekte,
  • Mësimi i bazuar në kërkime,
  • Mësim i diferencuar dhe
  • Mësimi i personalizuar.

Mësimi i bazuar në projekte

Mësimi i bazuar në projekte është qasje i lejon studentët të eksplorojnë një temë me interes përmes një projekti afatgjatë. Studentët kanë lirinë të zgjedhin temën e tyre specifike. Ata zhvillojnë pyetjet e tyre dhe punojnë në grupe për të gjetur përgjigjet dhe zgjidhjet adekuate. Mësimdhënësi vepron si lehtësues, duke i udhëhequr studentët gjatë procesit. Sipas nevojave dhe kërkesave të studentëve ai/ajo ofron mbështetje dhe komente.

Mësimi i bazuar në kërkime

Mësimi i bazuar në kërkime është qasje i inkurajon studentët të bëjnë pyetje, të hetojnë dhe të eksplorojnë një temë në thellësi. Atyre u jepet liria për të hartuar eksperimentet e tyre, për të mbledhur të dhëna dhe për të nxjerrë përfundimet e tyre. Mësimdhënësi, në këtë rast, vepron si udhërrëfyes, duke i ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre kërkimore dhe duke i inkurajuar ata të mendojnë në mënyrë kritike.

Mësimi i diferencuar

Mësim i diferencuar nënkupton një qasje përfshin përshtatjen e udhëzimeve. Kjo siguron përmbushje të nevojave dhe interesave individuale të secilit student. Mësimdhënësit ofrojnë aktivitete të ndryshme mësimore, vlerësime dhe burime të bazuara në gatishmërinë, stilin e të nxënit dhe interesat e studentëve.

Mësimi i personalizuar

Në qasje tjetër e mësimit me studentin në qendër është mësimi i personalizuar. Kjo qasje i lejon studentët të punojnë me ritmin e tyre dhe të zgjedhin rrugën e tyre të të mësuarit. Studentët vendosin qëllimet e tyre dhe u jepet liria për të hartuar përvojat e tyre të të nxënit me mbështetjen e mësimdhënësit të tyre. Teknologjia përdoret shpesh për të lehtësuar këtë qasje, duke i lejuar studentët të aksesojnë burimet në internet dhe të marrin reagime të menjëhershme.

Translate »