Si vazhdimësi e aktiviteteve të promovimit të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, ekipi përfaqësues nga UHZ u takuan me maturantët e Gjimnazit “Vëllëzërit Frashëri” dhe Shkollës së Mesme Teknike “Tafil Kasumaj” në Deçan.
Për këta të fundit u prezantua oferta programore e fakulteteve, drejtimet dhe specializimet në të cilat ofrohen studimet në Universitetit tonë. Gjithashtu, u diskutuan mundësitë të cilat iu ofrohen atyre që bëhen studentë tanë dhe që tregojnë sukses gjatë studimeve të tyre.
Universiteti falenderon maturantët për interesimin e treguar, i mirëpret ata që të bëhen pjesë e jona, si dhe u bënë të qartë se është gjithmonë në shërbim të studentëve të vet.
UHZ e ka studentin në qendër.






Please follow and like us: