fbpx
Raporti nga “Analiza e Punësueshmërisë së të Diplomuarve të UHZ-së”

Raporti nga “Analiza e Punësueshmërisë së të Diplomuarve të UHZ-së”

Përmbledhje Ekzekutive

Universiteti Haxhi Zeka – Pejë (UHZ) është Institucion i Arsimit të Lartë (IAL) i themeluar para 11 vjetëve, në kuadër të të cilin funksionojnë pesë (5) fakultete dhe pesëmbëdhjetë (15) programe të studimit me specializimet përkatëse. IAL-të si qëllim kryesor kanë përgatitjen e kuadrove të reja dhe profesionale të cilët do t’i shërbejnë vendit dhe tregut të punës. Lidhur me këtë çështje, Zyra për Zhvillimin e Karrierës, e cila funksionon në kuadër të UHZ-së, në bashkëpunim me Shoqatën e të diplomuarve ALUMNI – UNHZ kanë ndërmarrë realizimin e këtij studimi përmes të cilit është bërë një analizë e punësueshmërisë së të diplomuarve të UHZ-së. Me këtë UHZ ka dashur të vlerësoj punën e vet dhe të shoh se a po i përmbush objektivat e vendosura që përmenden në fjalën e Rektorit:

“Universiteti është mundësia më e mirë që mund t’u ofrohet të rinjve dhe të rejave tona për të marrë formim të mirëfilltë. Ai ua jep mundësinë për ta ndërtuar të ardhmen e tyre. Qëllimi dhe orientimi ynë kryesor janë studentët, formimi i tyre, në mënyrë që ata të jenë të dobishëm për veten, për familjet e tyre dhe për vendin e tyre. Vetëm duke ua ofruar atyre mundësinë e arsimimit hapim rrugën për zhvillim dhe
prosperitet të vendit tonë. Përpjekjet tona do të përqendrohen në ngritjen e cilësisë, ofrimin e programeve të përputhshme me nevojat e tregut, si dhe ofrimin e shkathtësive plotësuese, të cilat studentët tanë i bëjnë konkurrentë në tregun e dijes dhe të punës. Synim yni i përhershëm mbetet që të nxjerrim kuadro të cilët do të punojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë e që do të na bëjnë krenarë me arritjet e tyre shkencore e profesionale edhe jashtë vendit. Bashkëpunimi me institucionet e
arsimit të lartë, qofshin ato vendëse ose ndërkombëtare, do të shfrytëzohet në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Mobiliteti i stafit akademik dhe i studentëve, shkëmbimi i përvojave dhe i metodave, do të sjellë përvoja, kulturë dhe frymë të re në institucionin tonë, duke përmirësuar ndjeshëm jetën akademike dhe atë studentore. Gjithashtu, ne do të punojmë ngushtë me palët e interesit, shoqërinë civile, bizneset, institucionet publike dhe private, ngase bashkëpunimi me ta është thelbësor për orientimin e programeve të universitetit tonë drejt nevojave të tregut. Sfidat për arritjen e objektivave tona sigurisht që janë të mëdha, por ëndrrat për ta shndërruar universitetin në një universitet bashkëkohor janë edhe me të mëdha. Prandaj, secili nga ne veç e veç, në pozitën e tij, është i rëndësishëm për arritjen e këtyre qëllimeve. Të gjithë bashkë, ndërkaq, mund ta bëjmë realitet këtë ëndërr të përbashkët. Është detyrë dhe obligim yni që të mbajmë lart frymën e bashkëpunimit dhe të shpirtit qytetar të vendit tonë” (Fjala e Rektorit Prof. Dr. Armand Krasniqi).
Linku

2 thoughts on “Raporti nga “Analiza e Punësueshmërisë së të Diplomuarve të UHZ-së”

Comments are closed.

Translate »