fbpx
Sesionet Informuese për Studentët rreth Shërbimeve të Zyrës për Zhvillim të Karrierës

Sesionet Informuese për Studentët rreth Shërbimeve të Zyrës për Zhvillim të Karrierës

Zyra për Zhvillimin e Karrierës ka filluar nga data 25.04.2023 të mbajë sesione informuese në lidhje me shërbimet dhe aktivitetet e saj, për studentët e UHZ në të gjitha nivelet e studimit.

Për Zyrën është e rëndësishme që të ketë bashkëpunim me përfaqësuesit e studentëve për të arritur rezultat të dyanshëm dhe një informim sa më të gjerë. Për këtë qëllim është mbajtur sot një takim me përfaqësues të Parlamentit Studentor dhe Këshillave Studentor të cilët u shprehen entuziastë që të bashkangjiten për aktivitetin e filluar dhe shprehën gadishmërimë e tyre që të jenë pjesë.

Qëllimi kryesor i Zyrës Për Zhvillim të Karrierës është që t’a rritë interesimin e studentëve për shërbimet në karrierë dhe aktivitete extra kurrikulare në përgjithësi mobilitetin studentor. Gjithashtu t’i motivojë dhe t’i ndihmojë studentët në zhvillimin e shkathtësive si: shkrimin e CV, letrës motivuese, përgaditjen për intervistë të punës, këshillime individuale dhe grupore, të folurit në publik, të jenë të gatshëm për vullnetarizëm dhe njohuritë e tyre të fituara gjatë studimeve të kenë ku t’i praktikojnë dhe të dijnë të përballen me tregun e punës.

Translate »