fbpx

Mundësi për trajnime

OBOTI Academy organizon trajnimet e radhës në web design & development, digital marketing dhe graphic design.

Trajnimi në web development është një mundësi e shkëlqyeshme për t’u shkathtësuar si të dizajnoni, kodoni dhe lansoni webfaqe cilësore, të cilat ju ndihmojnë të ndërtoni karrierë të suksesshme në këtë fushë. Webfaqet janë primare në botën digjitale, prandaj aftësitë e lidhura me krijimin e tyre janë tejet të kërkuara. Nga ky trajnim do të krijoni aftësi në krijimin e webfaqeve përmes këtyre gjuhëve programuese bazë:

  • HTML
  • CSS
  • JavaScript
  • WordPress

Trajnimi në digital marketing është një mundësi fantastike për të mësuar një nga shkathtësitë më të kërkuara në tregun e punës. Përmes këtij programi do të mësoni si t’i përdorni rrjetet sociale dhe kanalet e tjera dhe si të ndërtoni strategji për të promovuar një brend të caktuar dhe rritur shitjet. Në një botë ku bizneset vazhdimisht po rritin përdorimin e kanaleve virtuale për t’i gjetur klientët, aftësitë e marketingut digjital janë esenciale. Nga ky trajnim i marketingut digjital do të mësoni dhe përgatiteni në këto fusha:

  • Social Media Manager
  • SEO Manager
  • Google Ads
  • Email Marketing

Trajnimi në graphic design është një mundësi e shkëlqyeshme për t’i zhvilluar aftësitë tuaja në një nga fushat më të kërkuara në tregun e punës. Përmes këtij programi do të mësoni bazat e dizajnit dhe krijimin e përmbajtjes vizuale që ju dallon nga të tjerët. Ju do të përgatiteni me aftësi për t’u bërë dizajnerë profesionist dhe të krijoni njohuri praktike, të cilat do t’ju afrojnë në kohë rekorde me tregun e punës. Nga ky trajnim do të mësoni dy programet komplekse në detaje dhe me të gjitha veglat përbërëse të tyre:

  • Adobe Photoshop
  • Adobe Illustrator

Trajnimet zgjasin nga 5 javë dhe mbahen dy herë në javë nga dy orë e gjysmë (total 25 orë). Ju do të punoni në projekte reale dhe do të keni mundësi të punës praktike, si dhe orientim për punësim tek OBOTI apo partnerët tanë. Trajnimi mbahet online dhe me prezencë fizike në zyrën tonë në Gjakovë (brenda objektit të Jakova Innovation Center).

Trajnimi pritet të fillojë javën e parë të muajit prill. Për t’u regjistruar duhet të kontaktoni në email-in: oboti.academy@gmail.com ose në numrin e tel. +383 48 799 829.

Translate »