fbpx
Sesion informues “Idetë për inovacion në drejtësi”

Sesion informues “Idetë për inovacion në drejtësi”

Projekti i USAID-it për Drejtësi në Kosovë është një program pesë-vjeçar që synon të forcojë sistemin e drejtësisë në Kosovë duke aplikuar një qasje drejtësie të përqendruar tek njezërit për të përmirësuar kapacitetin institucional për t’u siguruar njerëzve qasje në shërbime cilësore dhe mjete të shumta për të zgjidhur nevojat e tyre të drejtësisë dhe problemet e përditshme ligjore, si dhe të gjenerohet besim më të madh publik në sistemin e drejtësisë dhe sundim të ligjit. Projekti do ta arrijë këtë përmes:
• Përmirësimit të cilësisë dhe qasjes së shërbimeve të drejtësisë
• Përmirësimit të të kuptuarit qytetarë, angazhimit dhe besimit në sistemin e drejtësisë
• Zhvillimit të inovacionit efektiv në sektorin e drejtësisë

Brenda komponentit të Inovacionit, ne do të ketë dy konkurse të teknologjisë së lartë (high-tech) dhe të teknologjisë së ulët (low-tech) me synim prodhimin e zgjidhjeve inovative drejt arritjes së drejtësisë të përqendruar tek njerëzit.
Projekti i Drejtësisë do të organizojë një sesion informues më 2 prill, në orën 16:00 (ju lutemi shikoni posterin e bashkëngjitur)
Vegëza për ngjarjen në Facebook është këtu: https://www.facebook.com/events/1034652077060761/

Translate »