fbpx
Rezultatet preliminare të provimit pranues të afatit të tretë të konkursit të studimeve Bachelor për vitin akademik 2023-2024

Rezultatet preliminare të provimit pranues të afatit të tretë të konkursit të studimeve Bachelor për vitin akademik 2023-2024

Rezultatet preliminare të provimit pranues të afatit të tretë të konkursit në studimeve Bachelor për vitin akademik 2023-2024

Të drejtë radhitje përkatësisht pranimi, sipas pikës II të konkursit kanë vetëm kandidatët që arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues.

I. Fakulteti i Biznesit

Departamenti Menaxhim Biznesi (gjuhë boshnjake)

Departamenti Teknologji e Informacionit në Biznes dhe Ekonomi

III. Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis

Departamenti Menaxhment në Turizëm në gjuhën boshnjake

IV. Fakulteti i Agrobiznesit

Departamenti Agromjedis dhe Agroekologji

Departamenti Teknologji e Prodhimit Bimorë

V. Fakulteti i Arteve

Departamenti Edukim në Muzikë

Departamenti Edukim Artistik në Interpretim

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë (ditë pune) pas publikimit të rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.

Paraqitja e ankesës online

AFATET E REGJISTRIMIT PËR KANDIDATËT E PRANUAR

  1. Regjistrimi dhe fotografimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet më 04.10.2023 në objektin e Fakultetit Juridik.
  2. Kandidatët të cilët nuk kanë arritur që të regjistrohen brenda afateve të përcaktuara si më sipër, mund të regjistrohen më së voni deri më 05.10.2023, në ora 15:00. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk do të mund të regjistrohen për shkak të mbylljes së Sistemit për Menaxhimin e Informacionit të Arsimit të Lartë (SMIAL), prandaj luten që t’i përmbahen afatit të lartshënuar.

Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:

a) Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
b) Një fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.

Të gjitha njoftimet zyrtare studentët mund t’i gjejnë në webfaqen zyrtare të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë: www.unhz.eu

Translate »