fbpx
Konkurs për angazhim te bashkëpunëtorëve të jashtëm për ushtrime në Fakultetin Juridik

Konkurs për angazhim te bashkëpunëtorëve të jashtëm për ushtrime në Fakultetin Juridik

Në bazë të nenin 42, 47, 48, Rregullores për Procedurat Vlerësuese për Angazhimin e Bashkëpunëtorëve të Jashtëm në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë nr. 1165/22, të dt. 23.05.2022, Senati i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në mbledhjen e mbajtur më dt. 27.09.2023, vendosi që të shpall:

KONKURS
Për angazhim te bashkëpunëtorëve të jashtëm për ushtrime në bazë te nevojave të njësisë akademike të Fakultetit Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, për  vitin akademik 2023/24

Konkursi shpallet sipas propozimeve të njësive akademike dhe atë si në vijim:

FAKULTETI JURIDIK

Bashkëpunëtor të jashtëm për ushtrime:

  1. Një bashkëpunëtor të jashtëm për ushtrime për grup lëndësh nga E Drejta Kushtetuese – Administrative;
  2. Një bashkëpunëtor të jashtëm për ushtrime për grup lëndësh nga E Drejta Ndërkombëtare dhe Evropiane.

Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen të skanuara në adresën elektronike apliko.online@unhz.eu, duke specifikuar saktë pozitën në të cilën aplikohet.

Aplikacionet e arritura pas afatit, ato të pakompletuara si dhe ato që nuk deponohen të skanuara përmes postës elektronike në adresën e lartcekur, nuk do të merren në shqyrtim.

Konkursi mbetet i hapur 8 (tetë ditë kalendarike) në https://unhz.eu, respektivisht deri me datën 10.10.2023.

Translate »