fbpx
Rezultatet e provimit pranues baçelor për vitin akademik 2020/2021

Rezultatet e provimit pranues baçelor për vitin akademik 2020/2021

Të drejtë radhitjeje përkatësisht pranimi, sipas pikës II të konkursit kanë vetëm kandidatët që arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues.

I. Fakulteti i Biznesit
Departamenti Menaxhim Biznesi
Departamenti Menaxhim Biznesi – Gjuhë boshnjake

II. Fakulteti Juridik
Departamenti Juridik i përgjithshëm

III. Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis
Departamenti Menaxhment në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis
Departamenti Menaxhment në Turizëm në gjuhën boshnjake

IV. Fakulteti i Agrobiznesit
Departamenti Teknologji e Prodhimit Bimor
Departamenti Agromjedis dhe Agroekologji
Departamenti Teknologji Ushqimore

V. Fakulteti i Arteve
Departamenti Edukim në Muzikë
Departamenti Edukim Artistik në Interpretim

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë (ditë pune) pas publikimit të rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.

Linku për parashtrimin e ankesave

Ankesa duhet të printohet dhe të protokollohet në Fakultet me dt. 05 dhe 06.10.2020

Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatës.

Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet sipas fakulteteve, sipas këtij orari:

Fakulteti i Biznesit nga 07.10.2020 deri 08.10.2020 prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin e Biznesit)

Fakulteti i Juridik nga 09.10.2020 deri 10.10.2020 prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin Juridik)

Fakulteti i MTHM –së nga 07.10.2020 deri 08.10.2020 prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin e Biznesit)

Fakulteti i Agrobiznesit nga 09.10.2020 deri 10.10.2020 prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin Juridik)

Fakulteti i Arteve nga 09.10.2020 deri 10.10.2020 prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin Juridik)

Kandidatët të cilët nuk kanë arritur që të regjistrohen brenda afateve të përcaktuara si më sipër, ju caktohet një afat shtesë konform udhëzimeve të MASh, i cili do të publikohet në ueb faqen e Universitetit.

Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:

a)  Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,

b)  Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.

c)  Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, vitin e parë të studimeve e kanë falas.

d)  Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 € për studime të rregullta, respektivisht 125 € për studime me korrespondencë.

Linku për shkarkimin e fletëpagesës

Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe shtypet nga ueb faqja e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

Translate »