fbpx
Rezultatet e provimit pranues 2018/2019 (afati i dytë)

Rezultatet e provimit pranues – bachelor për vitin akademik 2018/2019

Të drejtë radhitje përkatësish pranimi, sipas pikave A. dhe B. të konkursit kanë vetëm kandidatët që arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues.

Fakulteti i Biznesit 

Administrim Biznesi

Kontabilitet dhe financa

Administrim Biznesi – gjuhë boshnjake

Fakulteti Juridik

Juridik i përgjithshëm

Fakulteti MTHM

Menaxhment në Turizem dhe Hotelieri

Menaxhim në Turizem – gjuhë boshnjake

Fakulteti i Agrobiznesit

Teknologjia e Prodhimit Bimor

Agromjedis dhe Agroekologji

Fakulteti i Arteve

Edukim i Përgjithshëm në Muzikë

Edukim në Muzikë

Edukim Artistik në Instrumente Frymore

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.

Ankesat mund te behen: KETU 

Ankesa duhet të printohet dhe të protokolohet në Fakultet

Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatës.

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre në fakultetin përkatës nga data 25.09.2018 deri më 27.09.2018.

Regjistrimi dhe fotografimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet sipas këtij orari:

• Fakulteti i Biznesit 27.09.2018 prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin Juridik)
• Fakulteti i Juridik 28.09.2018 prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin Juridik)
• Fakulteti i MTH -së 27.09.2018 prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin Juridik)
• Fakulteti i Agrobiznesit 28.09.2018 prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin Juridik)
• Fakulteti i Arteve 27.09.2018 prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin Juridik)

Kandidatët e pranuar për regjistrim të paraqesin:

1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,

2. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.

3. Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin „Haxhi Zeka“ në Pejë, vitin e parë të studimeve e kanë falas.

4. Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 € për studime të rregullta, respektivisht 125 € për studime me korrespondencë.

linku për shkarkimin e fletpagesës për semestrin e parë

Pagesa mund të bëhet në Zyrat e Postës së Kosovës dhe në Bankë afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe shtypet nga Ueb faqja e Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë.

Translate »