fbpx
Rektori  Krasniqi në vizitë punë në Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër, Shqipëri

Rektori  Krasniqi në vizitë punë në Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër, Shqipëri

Prof.dr. Armand Krasniqi, rektor i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë (UHZ), me ftesë të prof.dr. Suzana Golemi, rekore në Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër (ULG), sot ka zhvilluar një takim punë në këtë institucion.

Fillimisht, rektori Krasniqi ka shprehur falënderime për mikpritjen e sinqertë të rektores Golemi dhe stafit të saj. Me këtë rast ai nënvizoi interesimin për zgjerimin e modeliteteve specifike të bashkëpunimit.

Korniza e memorandumit të mirëkuptimit, e korrikut të vitit 2021, është bazë e cila siguro që institucionet të thellojnë bashkëpunimin. Bisedat kryesisht u zhvilluan në tri tema me interes për palët.

Në këtë funksion, diskutimet u fokusuan në trajtimin e mundësive që të lejohen disa kuota për aplikim dhe regjistrim të personelit të ri në studimet e doktoratës. Kjo për nevojat e Fakultetit të Menaxhimit në Turizëm, Hotelerisë dhe Mjedisit të UHZ-së. Diskutimi u bazua në kushtet dhe kriteret e caktuara për regjistrim në studimet e doktoratës, në Fakultetin e Ekonomisë, Departamenti i Turizmit të ULG-së.

Prof.dr. Armand Krasniqi prezantoi ecurinë e punës të cilën është duke e zhvilluar UHZ. Në sferën e rregullimit programor kurrikular të integruar ai e njoftoi prof.dr. Suzana Golemin për fillimin e organizimit të Universitetit të parë Dimëror. Ky event do të organizohet për herë të parë në Republikën e Kosovës.

Universiteti Dimëror do të jetë një event akademik ekskluzivisht i fokusuar në shkencat menaxheriale turistike dhe hoteliere. Ky event kërkon që pedagogë nga Departamenti i Turizmit të ULG-së të jenë pjesë e organizmit.

Gjithashtu, u diskutua edhe mundësia e bashkëpunimit në kuadër të projektit të Forumit për Zhvillimin Ekonomik Rajonal. Në këtë projekt të cilin është duke e zhvilluar UHZ, ULG të jetë njëri ndër partnerët strategjik. Kjo për qëllim të ofrimit të kontributit në këndin ndërkufitar dhe ndërkombëtar.

Rektorja Golemi falënderoi rektorin Krasniqi për këtë takim pune. Ajo deklaroi se ULG do të trajtoj me seriozitet e prioritet propozimet e UHZ-së. Do të merren parasysh propozimet lidhur me kuotat për studentë në studimet e doktoratës. Kjo do të ndodhë brenda mundësive, legjislacionit të Republikës së Shqipërisë dhe akteve të brendshme universitare.

Ndërkaq, sa i përket eventit të lidhur me Universitetin Dimëror gatishmëria dhe interesimi i ULG u deklarua i lartë. I njëjti qëndrim ishte edhe për pjesëmarrjen në Forumin për Zhvillimin Ekonomik Rajonal.

Në fund, rektorët e të dyja universiteteve u pajtuan që një delegacion i ULG-së në Shkodër i udhëhequr nga rektorja të vizitoi UHZ-në. Kjo vizitë do të realizohet në gjysmën e dytë të muajit maj të këtij viti.

Translate »