fbpx
Takim konsultativ me studentë

Takim konsultativ me studentë

Prorektorja për mësimdhënie, çështje studentore dhe kërkime shkencore, prof.ass.dr Alma Shehu, mbajti takim konsultativ me studentët.Qëllimi i këtij takimi ishte konsultimi dhe bashkëbisedimi për aplikim për grante studentore. Thirrja për aplikim për grante është e hapur nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA, në kuadër të projektit “Intervenimet në Arsimin e Lartë HEI’25.

Grupe joformale të studentëve dhe grupe të studentëve nga organizatat studentore shprehën interesimin e tyre për aplikim për grantet në fjalë.

Gjatë këtij takimi u diskutuan në detaje aspekte me rëndësi për procedurat e përgatitjes së projekt propozimeve. Po ashtu, u analizua puna e deritanishme e grupeve.

Translate »