Rektori, prof.dr. Armand Krasniqi bashkë me prorektorët dhe studentë/të diplomuar të universitetit “Haxhi Zeka” morën pjesë në përurimin e projektit “Intervenimet në Arsimin e Lartë ‘25”. Projekti implementohet nga Qendra për Arsim e Kosovës – KEC dhe Organizata për Rritje të Cilësisë në Arsim – ORCA dhe financohet nga Agjencia për Zhvillim e Austrisë.
Projekti HEI’25 synon të arrijë ndikim afatgjatë të përmirësimit të cilësisë, efektivitetit dhe konkurrueshmërisë së sektorit publik të arsimit ta lartë duke ndihmuar në veprimet dhe proceset kyçe që lidhen me cilësinë, llogaridhënien, transparencën, integritetin akademik, digjitalizimin dhe aktivizimin studentor.
Projekti do të mbështesë shtatë universitetet publike të Kosovës, MASHTI-n dhe AKA-në me asistencë teknike dhe përkrahje për personelin akademik dhe studentët drejt realizimit të aktiviteteve të projektit.


