fbpx
Rektori i UHZ po merr pjesë në ceremoninë e 85 vjetorit të themelimit të Universitetit “Akademia e Ekonomisë – D.A.Tsenov”, në Svishtov, Bullgari

Me rastin e 85 vjetorit të themelimit të universitetit “Akademia e Ekonomisë D.A.Tsenov”, në Svishtov, Bullgari, rektori i universitetit “Haxhi Zeka”, prof.dr. Armand Krasniqi me ftesë të rektores së këtij universiteti prof.dr.Marjana Bozhinova, po merr pjesë në ceremoninë solemne të organizuar për këtë event.

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që UHZ ka me këtë universitet, rektorët diskutuan për konkretizimin e veprimeve të përbashkëta lidhur me programet e studimit në të gjitha nivelet. Në mes tjerash, rektorja Bozhinova në këtë fazë të bashkëpunimit, premtoj që literatura përkatëse universitare e përshtatshme për UHZ mund të përkthehet dhe përdoret për procesin mësimor për programet e akredituara. Bashkëpunimi reciprok në mes të dy institucioneve është në funksion të vizionit të UHZ për profilizimin e programeve universitare.
Përveç rektorit, pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin edhe prof.dr. Baki Koleci, Dr.sc.Driton Sylqa dhe Msc. Sami Gjuka

Video

Translate »