Në Fakultetin Juridik të Universitetit Haxhi Zeka, në Pejë, me datë 17 Maj 2022, u mbajt aktiviteti i Federatës së Paqes Universale, me temën ” Familjet e shekullit XXI dhe vlerat Universale”. Në këtë aktivitet pjesëmarrës ishin Z. Binak Ulaj, Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Federatës së Paqes Universale, Z. Avdullah Robaj, Dekan i Fakultetit Juridik, profesor, studentë dhe miq të Federatës së Paqes Universale.