fbpx
Trajnim i organizuar per bartesit e programeve – mbeshtetur nga HERAS+

Trajnim i organizuar per bartesit e programeve – mbeshtetur nga HERAS+

Në ambientet e Hotel Dukagjinit po organizohet trajnimi “Arritja e qëllimeve strategjike arsimore me anë të përfshirjes së konceptit të rezultateve të të nxënit”. Në këtë trajnim po marrin pjesë përgjegjësit e programeve dhe profesorë të tjerë që janë të përfshirë në Hartimin e Raportit të Vetëvlerësimit në nivel programor dhe institucional, për të kuptuar lidhjen e rezultateve të të nxënit në të gjitha nivelet në Universitetin Haxhi Zeka.

Ekspertja, znj. Katja Žibert Kamšek, nga Universiteti i Lubjanës në Slloveni, udhëzon dhe trajnon mësimdhënnesit për lidhjen e objektivave të misionit dhe rezultateve mësimore: në nivel institucional, në nivel të njësisë akademike – Fakultet, në nivel të programit të studimit (BA ose MA) dhe në nivel të Syllabusit.

Trajnimi është organizuar nga projekti HERAS+ i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe e bashkëfinancuar nga MASHTI.

Translate »