fbpx
Punëtoria e dytë në projektin NAWA

Punëtoria e dytë në projektin NAWA

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, ka filluar punëtorinë e dytë pesë ditore (25 deri më 29 Tetor) në kuadër të projektit “NAWA”, e cila organizohet në Belgjikë. Pjesëmarrës janë 45 studentë dhe 9 profesorë nga Polonia, Malta, Belgjika, Republika Çeke dhe Kosova. Ky projekt ka për qëllim rritjen e njohurive teorike dhe praktike të studentëve për diversitetin kulturor të vendeve të përfshira në projekt dhe ndërlidhjen me ndërmarrësinë dhe të bërit biznes. Gjatë ditës së sotme studentët kanë vizituar qytetin Lueven, ndërsa pas përfundimit të vizitës në grupe para studentëve fjalim ka mbajtur Kryetari i qytetit Z. Mohamed Ridouani.

One thought on “Punëtoria e dytë në projektin NAWA

Comments are closed.

Translate »