fbpx
Fitues për Implementimin e Programit Master

Fitues për Implementimin e Programit Master

Universiteti i Pejës së bashku me Universitetin e Prishtinës në kuadër të Programit “Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë” (IWRM-K) janë përzgjedhur fitues në thirrjen për për implementimin e Programit Master në Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë.

Implementimi i këtij programi është parë si nevojë për zhvillimin e kapaciteteve afatgjata për administrimin e resurseve ujore në nivel kombëtar dhe të pellgjeve lumore në përputhje me prioritetet socio-ekonomike dhe politike në Kosovë, si dhe me nevojat e zhvillimit të qëndrueshëm në të ardhmen.
Në kuadër të këtij projekti të dy universitet do të përfitojn laboratore dhe libra për realizimin sa më të mirë të këtij programi.

Translate »