Rritja e kulturës kërkimore në arsimin e lartë në Kosovë

Rritja e kulturës kërkimore në arsimin e lartë në Kosovë

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë është partner në projektin ERASMUS +  me titull ‘’Rritja e kulturës kërkimore në arsimin e lartë në Kosovë – ResearchCult’’ se bashku me MASHT, Universitetet tjera të Kosovës dhe Universitetet  të vendeve të BE-së siç është University of Rome, University of Zagreb and the University of National and World Economy of Bulgaria. Qëllimi i këtij projekti është të mbështesë avancimin e kulturës kërkimore në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë duke mbështetur përmirësimin e politikave dhe praktikave ekzistuese si dhe duke hartuar rregullore dhe krijuar mekanizma të rinjë në institucionet përfituese të projektit në Kosovë.

Në kuadër të aktiviteteve të këtij projekti, ekipi i stafit akademik të UHZ-së (Prof.Assoc.Dr. Mimoza Hyseni, njëherit menaxhere e projektit nga ana e UHZ-së, Prof.Assoc. Besa Berberi, Prof.Assoc.Dr. Sabiha Shala dhe Prof.Ass.Dr. Arieta Ibrahimi) është duke marr pjesë në vizitën studimore në Itali organizuar nga Universiteti i Romes, vizitë kjo që ka për qëllim të shkëmbimin e përvojave më të mira rreth procesit dhe kulturërs  kërkimore në Univeristet.

Kjo vizitë ka filluar me 25 tetor 2021 dhe do të vazhdoj deri me 29 tetor 2021.

#erasmus #uhz #kosove

Please follow and like us: