fbpx
Profesori Dipra Jha nga Washington State University viziton UHZ

Profesori Dipra Jha nga Washington State University viziton UHZ

Profesori Dipra Jha nga Washington State University – Carson College of Business vizitoj universitetin “Haxhi Zeka”. Profesor Jha u prit nga rektori prof.dr. Armand Krasniqi, prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, prof.dr. Edmond Beqiri, Koordinatorja për bashkëpunim Ndërkombëtar, prof.ass.dr. Alma Shehu.

Rektori Krasniqi shkurtimisht prezantoj universitetin “Haxhi Zeka” dhe vizionin e menaxhmentit për zhvillimin institucional, në kuptim të programeve specifike dhe të kërkuara nga tregu. Prorektori Beqiri nga ana tjetër theksoj se avancimi i bashkëpunimit me universitete amerikane është gjithmonë I mirëpritur e me theks të veçantë në shkëmbim të ekspertizave në fushë të turizmit dhe biznesit ndërkombëtar.

Profesori Jha u shpreh i kënaqur për vizitën në universitetin “Haxhi Zeka”. Ai gjatë bisedës së tij theksoj se gjatë dy viteve të  pandemisë COVID – 19 ka mbajtur mësim online për studentët e Fakultetit të Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit dhe se është i gatshëm që edhe në të ardhmen të japë kontributin e tij për universitetin “Haxhi Zeka”.

Profesor Jha, i shoqëruar nga prof.ass.dr.Enkeleda Lulaj vizituan Fakultetin e Biznesit dhe Fakultetin e Menaxhimit të Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit ku u prit nga dekanët e njësive përkatëse. Ai do të qëndrojë 3 ditë në universitetin “Haxhi Zeka” dhe do të mbajë ligjërata për studentët e këtyre dy fakulteteve.

Translate »