fbpx
Rektori Krasniqi viziton kompaninë GOGAJ

Rektori Krasniqi viziton kompaninë GOGAJ

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, prof.dr. Armand Krasniqi dhe Drejtori i Zyrës për Zhvillim të Karrierës në UHZ, Z. Abedin Selimaj vizituan kompaninë GOGAJ në Pejë. Ata u pritën nga pronari i kësaj kompanie Z. Isuf Cacaj dhe nga drejtoresha financiare, Znj. Nora Boja.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e kompanisë GOGAJ u zotuan të mbështesin universitetin “Haxhi Zeka” në zhvillimin e punës praktike të studentëve dhe punësim të tyre, në mbështetje të Universitetit Veror, në dhënien e kontributit në dizajnimin e programeve të reja studimore dhe të jenë pjesë përbërëse e Bordit Industrial të universitetit “Haxhi Zeka”. Ky takim i paraprin takimit të ardhshëm me kompaninë GOGAJ me të cilën do të nënshkruhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi.

Universiteti “Haxhi Zeka” mbetet i përkushtuar ndaj bashkëpunimit me industrinë në rajonin e Dukagjinit dhe me gjerë si pjesë e domosdoshme e zhvillimit të institucionit.

Translate »