fbpx
Vazhdon trajnimi 5 ditor i personelit akademik të UHZ-së

Vazhdon trajnimi 5 ditor i personelit akademik të UHZ-së

Personeli i universitetit “Haxhi Zeka” është duke vazhduar trajnimin 5 ditor, Trajnimi i Trajnerëve mbi “Avancimin e metodave të mësimdhënies në arsimin e lartë”. Trajnimi ka filluar në 30 maj dhe do të përfundojë më 3 qershor 2022. Ai mbështetet nga HERAS+, me fonde të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe me përkrahje të ekspertëve Çek të Fondacionit CERGE-EI. Përfitues të trajnimit janë 20 profesorë nga 5 fakultetet e universitetit “Haxhi Zeka” të cilët pas përfundimit të këtij trajnimi do të ofrojnë njohuritë e fituara tek kolegët e tjerë në fakultetet përkatëse. Sot prezent në këtë trajnim ishin Z. Aqim Emurli, Drejtues i ekipit të HERAS+, prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë në UHZ, prof.dr. Edmond Beqiri dhe drejtoresha e Fondacionit CERGE – EI, Znj. Eleanor Hammond.

Pas këtij trajnimi pjesëmarrësit do t’i nënshtrohen një testimi dhe do të pajisen me certifikata. UHZ i është mirënjohëse HERAS+ për mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të zhvillimi të institucionit.   

Translate »